U plagos me armë zjarri, vdes gruaja nga Istogu

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për një lajm tragjik.

Një grua nga Istogu, që ishte plagosur me armë zjarri, ka ndërruar jetë.

banner

NJOFTIM PËR MEDIA DHE OPINIONIN PUBLIK!

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se sot kemi pranuar një paciente e plagosur me armë zjarri, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas pranimit, ekipet kujdestare, të përkrahura edhe nga ekipet e gatishmërisë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mjekësore dhe reanimuese, duke u përpjekur maksimalisht për ti shpëtuar jetën pacientes.

Përkundër angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, fatkeqësisht pacientja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e së ndjerës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.