Uk Lushi: Hashim Thaçi do të lirohet, dënimi i tij do të ishte dënim i shtetit të Kosovës dhe ShBA-së

Uk Lushi, ish-ushtar i UÇK-së, ka shkruar në lidhje me gjykimin në Gjykatën Speciale të Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Lushi ka vlerësuar se Thaçi do të lirohet nga aktakuza e ngritur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

banner

Tutje, Lushi ka theksuar se dënimi i Thaçit do të ishte dënim i shtetit të Kosovës dhe ShBA-së.

“Besoj që Hashim Thaçi, patriot shqiptar i Kosovës dhe njeriu më bashkëpunues me sponzorin e shqiptarëve, shtetin më të fortë në histori, ShBA-në, do të lirohet nga aktakuza e ngritur prej Gjykatës Speciale.

1) Hashim Thaçi do të lirohet sepse gjykimi i tij ka dëshmuar se ai është i pastër. 2) Hashim Thaçi do të lirohet sepse dënimi i tij do të ishte dënim i shtetit të Kosovës. 3) Hashim Thaçi do të lirohet sepse dënimi i tij do të ishte dënim i Amerikës dhe partneritetit amerikan me UÇK-në e shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.