
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e votave për kandidatët për deputetë.
Deri tani janë procesuar 428 vendvotime.
Nga këto vendvotime, Ukë Rugova, djali i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, ka marrë 6.822 vota.
Ai është renditur i treti, menjëherë pas Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, dhe Hykmete Bajramit, nënkryetare e LDK-së.




