Ushtari i FSK-së dyshohet se u plàgos nga kolegu në Prishtinë

I plagosuri, një ushtar i FSK-së, është dërguar për trajtim mjekësor; incidenti ndodhi jashtë orarit të punës.

Një person është plagosur nga arma e zjarrit gjatë ditës së sotme në fshatin Sharban të Prishtinës. Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30, njofton zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.

banner

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur,” ka thënë Pllana, duke shtuar se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur se i plagosuri është një 22-vjeçar dhe ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa edhe personi që ka shtënë me armë zjarri është pjesë e ushtrisë. Të dy ndodheshin jashtë orarit të punës gjatë incidentit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.