
Vajza e Nexhat Dacit, Majlinda Daci, ka mbajtur një fjalë në mbledhjen komemorative në nderim të ish-kryekuvendarit të Kosovës.
Ajo rrëfeu për jetën e vështirë të Dacit.
“Babi, qysh herët, që nga mosha katërvjeçare, e pati jetën që ia vuri mbi supe barrën e rëndë të rritjes pa prindër. Ishte një fillim i vështirë, por për babin kjo mungesë u shndërrua në forcë, kjo dhimbje në karakter dhe kjo vështirësi në vullnet të palëkundur për të ecur përpara.
Nga ajo fëmijëri e vështirë ai ndërtoi themelet e një jete të jashtëzakonshme, duke dëshmuar se jeta nuk përcaktohet nga rrethanat, por nga forca me të cilën përballohen ato. Qysh herët ai ishte i përcaktuar të punonte dhe të jetonte për Kosovën”, tha Majlinda Daci, ndër të tjera.



