Vasfije Krasniqi-Goodman dënon gjuhën seksiste, bën thirrje të votohen sa më shumë gra

Ajo thotë se sulmet ndaj grave janë sulme ndaj gjithë shoqërisë dhe u bën thirrje qytetarëve të votojnë më shumë gra në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Aktivistja Vasfije Krasniqi-Goodman ka reaguar ashpër pas gjuhës seksiste të përdorur nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ndaj ish-deputetes Adriana Matoshi.

banner

Krasniqi-Goodman theksoi se çdo sulm ndaj grave është sulm ndaj tërë shoqërisë, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi shoqërore. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë sa më shumë gra.

“#gjuhajuajKarakterijuaj tregon se kush je.

Kur gratë ofendohen publikisht, fyhet e gjithë shoqëria.

Me 28 dhjetor, ti zgjedh kë të duash — por voto gra.

Sepse vota jonë është forca jonë”, ka theksuar ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.