Vdes Eliot Engel, miku i madh i shqiptarëve që ndihmoi Kosovën në rrugën drejt çlirimit

Kongresisti amerikan Eliot Engel ka ndërruar jetë sot në moshën 79-vjeçare.

Engel respektohet gjerësisht si njëri nga zërat më të fuqishëm në Shtetet e Bashkuara në mbështetje të kauzës shqiptare, veçanërisht për shtetin e Kosovës.

banner

Në kohën sa ishte politikisht aktiv, Engel përfaqësoi shtetin e Neë York-ut në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 1989 deri në vitin 2021.

Gjatë kohës së krizës në Kosovë, Engel kishte nxitur presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, për të ndërhyrë në Kosovë në mënyrë që të ndalej spastrimi etnik i shqiptarëve nga forcat e Serbisë.

Angazhimi i tij vazhdoi edhe pas luftës, duke qenë një nga mbështetësit e fortë të pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.