
Një burrë nga Peja ka raportuar në polici se fëmija i tij, rreth një vjeç e gjysmë, ka ndërruar jetë pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas ankuesit, më 5 nëntor 2025 fëmija ishte trajtuar në të njëjtin spital dhe pas marrjes së tretmanit ishte liruar në shtëpi.
Policia e ka cilësuar rastin si “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”, transmeton Gazeta Politika.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysme, pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi”, thuhet në raportin policor.



