
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Gjakovë.
Në raportin 24-orësh, forcat e rendit njoftuan se rasti ka ndodhur të premten, pra dje.
“Është raportuar se në Emergjencë është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Sipas mjekut viktima nuk ka pasur shenja të dhunës” – thuhet në njoftim, duke njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.



