
Një i burgosur është gjetur i vdekur në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se E.G., që ishte dënuar për dy vepra penale të dhunimit, është gjetur i varur në dhomë.
“Menjëherë ka reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit si dhe emergjenca e qytetit. Pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë. I ndjeri ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit. Ai ishte pranuar në institucion më 15.08.2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë më 01.03.2048”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent.



