
Sot do të mbahet nesër një protestë në Gjakovë, ku do të kërkohet drejtësi për Daorsa Spahiun, studenten 25-vjeçare, që vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.
Në njoftimin e tyre, organizatorët kanë treguar se protesta do të fillojë në orën 12:00 me kërkesën që për veprim të institucioneve të Kosovë.
“Daorsa u la e pambrojtur nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Shteti i Kosovës duhet të angazhohet dhe të veprojë me vendosmëri” – shkruhet në mesazhin e organizatorëve.
“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia” – thuhet tutje në mesazhin e organizatorëve të protestës.




