
Analisti u shpreh ashpër për qeverisjen e Albin Kurtit dhe modelin e Vetëvendosjes në Prishtinë, duke e quajtur atë një përvojë të dështuar.
Analisti Vehbi Kajtazi ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit Rubikon në Klan Kosova, teksa po diskutohej për qeverisjen e Albin Kurtit dhe raportet e tij me komunat. Ai u zotua publikisht se nuk do të shfaqet më në ekrane televizive nëse Hajrulla Çeku fiton.
“Kush Çeku a? Adriatik, cila kamerë është këtu që më sheh? Nëse fiton Hajrulla Çeku, nuk dal më në televizor”, tha Kajtazi.
Ai theksoi se është i bindur për këtë vendim: “Unë të garantoj, nuk më sheh më kush në televizor nëse fiton Hajrulla Çeku. E di, ju bëhet qejfi atyre nëse nuk më shohin në televizor”.



