
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu, sot feston ditëlindjen e saj. Mes shumë urimeve, më i veçanti erdhi nga partneri i saj, futbollisti i njohur Mirlind Daku.
“Urime ditëlindjen zemër”, shkroi ai në rrjete sociale, duke e shoqëruar ditën e saj me një mesazh të shkurtër dhe të ndjerë.
Edhe pse e mbajnë marrëdhënien larg vëmendjes së mediave rozë, çifti vazhdon të tregojë se lidhja mes tyre mbetet e fortë.



