
Me mbi 50 për qind të votave të përgjithshme dhe rezultate dominuese në votimin me postë, Vetëvendosje del fituese absolute e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 80.43 për qind të votave me postë për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë bindshëm e para me 71.29 për qind të votave. Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.66 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 9.04 për qind.
Ndërkohë, në rezultatet e përmbledhura që përfshijnë të gjitha votat, kur janë numëruar 95.98 për qind të vendvotimeve, Vetëvendosje kryeson me 50.52 për qind, duke shënuar një rezultat rekord. PDK-ja renditet e dyta me 20.48 për qind, ndërsa LDK-ja e treta me 13.37 për qind.



