
Presidentja kujton sakrificën e gjithë kombit dhe rëndësinë e flamurit në historinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Sot shënohet 113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, dhe Presidentja Vjosa Osmani ka rikujtuar rëndësinë e flamurit kuqezi si simbol i unitetit kombëtar.
“113 vjet më parë, në Vlorë u ngrit flamuri që bashkon zemrat e gjithë shqiptarëve kudo që janë,” tha Osmani. Ajo theksoi se ngritja e këtij flamuri nuk nderon vetëm Ditën e Pavarësisë, por edhe sakrificën e gjithë kombit, nga Vlora në Prishtinë, nga Shkodra në Shkup, në Mitrovicë, Preshevë e Ulqin, në mërgatë e kudo ku rreh zemra shqiptare.
Presidentja e përshkroi flamurin kuqezi si simbol të historisë së përbashkët, i cili ka bashkuar shqiptarët në ditët më të vështira dhe vazhdon të udhëheqë vendin drejt një të ardhmeje evropiane.
“Gëzuar 113-vjetorin e Pavarësisë! Rroftë flamuri kuqezi! Rroftë kombi shqiptar!” përfundoi Osmani.



