
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka njoftuar se ka mbërritur në Uashington, ku do të merr pjesë në mbledhjen e Bordit të Paqes, një nismë e presidentit amerikan Donald Trump.
Osmani ka shkruar se do të ecim përpara për të avancuar përpjekjet tona të përbashkëta.
“Me ftesë të Donald Trump, kemi mbërritur në Uashington, D.C. për takimin inaugurues të Bordit të Paqes, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës si shtet anëtar themelues. Së bashku me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me liderë të tjerë nga e gjithë bota, do të ecim përpara për të avancuar përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri globale”, shkruan ajo në X.



