Vjosa Osmani me Haxhi Avdylin në iftar në Lipjan, raportohet se kishte edhe zyrtarë të LDK-së

Një Iftar që bashkoi Vjosa Osmanin me zyrtarë të LDK-së.

Presidentja e Kosovo, Vjosa Osmani, mbrëmë ka marrë pjesë në një iftar në Lipjan.

banner

Pamjet nga kjo darkë janë publikuar nga Klan Kosova. Në iftar, krah për krah me presidenten Osmani është parë edhe deputeti Haxhi Avdyli, i cili së fundmi ka dhënë dorëheqje nga Partia Guxo.

Sipas raportimit të Klan Kosovës, në këtë iftar kanë qenë të pranishëm edhe anëtarë të Lidhjës Demokratike të Kosovës.

Në videon e siguruar nga Klan Kosova, presidentja shihet e ulur në tavolinë së bashku me Avdylin teksa flet për ura bashkëpunimi.

“Duhet me lënë ura të komunikimit se kurrë s’i dihet qysh sillat bota, prapë përfundojmë në një tavolinë”, thotë e para e shtetit

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.