Osmani në Fox News: Në maj të këtij viti, kishte përpjekje tensioni nga Serbia – Trump e parandaloi

Presidentja e Kosovës vlerëson ndihmën e SHBA-ve në ruajtjen e paqes dhe thotë se Serbia mbetet kërcënim i vazhdueshëm.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në një intervistë për televizionin amerikan Fox News, ku ka përmendur rastet kur SHBA ka ndihmuar Kosovën në menaxhimin e situatave të tensionuara.

banner

Ajo kujtoi shtatorin e vitit 2023, kur, sipas saj, kishte një agresion serb kundër Kosovës, dhe theksoi se me ndihmën e aleatëve, situata u menaxhua.

“Presidenti Trump na ka ndihmuar shumë në mbështetje të paqes dhe në një paqe të qëndrueshme. Në shtator të vitit 2023 kishte një agresion serb kundër Republikës së Kosovës. Ne e menaxhuam situatën me ndihmën e aleatëve tanë, derisa mbetet një kërcënim i vazhdueshëm që na vjen nga Serbia”, tha Osmani.

Ajo shtoi se edhe në maj të këtij viti pati një përpjekje për ngritje tensionesh, por ndërhyrja e administratës Trump parandaloi përshkallëzimin.

“Në maj po ashtu kishte një përpjekje për ngritje tensionesh dhe kjo administratë ka bërë një punë të mrekullueshme për të parandaluar eskalimin”, u shpreh Osmani.

Intervistën e saj në Fox News, presidentja Osmani e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.