
Vjosa Osmani, ish-presidente e Kosovës, ka dhënë një intervistë të gjatë për T7, ku ka folur për shumë tema.
Osmani ka vlerësuar se e ka pasur për model presidentin historik, Ibrahim Rugova.
“Që nga dita e parë e kam pasur model presidentit historik Ibrahim Rugova, rrjedhimisht ka qenë presidencë dinamike, sikurse ka qenë e gjithë puna e tij, sado që në kushte komplet tjera dhe në kushte më të rënda” – tha ajo.



