
Presidentja e Kosovës thekson lidhjet e forta me UAE dhe mundësitë për bashkëpunim të ri në fushat kulturore dhe krijuese.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një pasdite të veçantë në shoqërinë e grave lidere, me nikoqire Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në këtë takim, Osmani theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe shkojnë përtej miqësisë tradicionale, duke krijuar hapësira për të zhvilluar kapituj të rinj bashkëpunimi në fushat e kulturës, krijimtarisë, artit dhe inovacionit.
Presidentja Osmani dhe Sheikha Latifa diskutuan mundësitë e projekteve të përbashkëta kulturore dhe artistike, duke vënë theksin në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave kreative midis dy vendeve.



