
“E more drejtimin e partisë në rrethana të vështira dhe e fuqizove me vizion dhe kuadro të reja,” shkruan Çitaku
Pas njoftimit të dorëheqjes së Memli Krasniqit nga udhëheqja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nënkryetarja Vlora Çitaku i ka shprehur falënderimet dhe respektin e saj për kontributin e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku theksoi se Krasniqi mori drejtimin e PDK-së në kohë të vështira, e rriti dhe e fuqizoi partinë jo vetëm në vota, por edhe duke sjellë kuadro të reja dhe energji të re.
“Një lideri nuk i mjafton vetëm dija, i duhet edhe karakteri i fortë dhe zemërgjerësia. Ti i ke të dyja,” shkruan ajo, duke shtuar se respekti për të është vetëm rritur gjatë këtyre katër viteve të udhëheqjes.
Çitaku përfundon mesazhin me bindjen se PDK-ja do të qëndrojë e bashkuar dhe do të bëhet edhe më e fuqishme në të ardhmen.



