Vlora Çitaku: PDK nuk do të japë votë për Qeverinë Kurti/Konjufca

Albulena Haxhiu thotë se Glauk Konjufca është person unifikues dhe do ta formojë Qeverinë për të shmangur krizën politike, ndërsa Çitaku thekson se PDK nuk do të mbështesë asnjë qeveri të udhëhequr nga Kurti apo Konjufca.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe një nga figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Glauk Konjufca është personi që do të formojë Qeverinë e re të vendit. Ajo e cilësoi Konjufcën si figurë unifikuese dhe të dytin më të votuar në Kosovë, duke theksuar se propozimi për të synon shmangien e një krize të re politike.

banner

“Konjufca është person unifikues, i dytë më i votuari në vend, dhe propozimi ynë ka ardhur për të shmangur një krizë të re politike. Ne kërkojmë votimin e buxhetit dhe një qeveri të përkohshme, para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, deklaroi Haxhiu për A2CNN.

Në anën tjetër, Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, reagoi duke thënë se PDK nuk ka marrë asnjë ftesë nga Konjufca për takim, por edhe nëse do të kishte, përgjigjja do të ishte “jo”.

“Jo, nuk kemi asnjë ftesë, dhe edhe po të kishim, përgjigja është ‘jo’,” deklaroi Çitaku për Blic.

Ajo shtoi se PDK ka qenë konstruktive në përpjekjet për zhbllokimin e situatës politike në vend, por nuk do të japë votë për një Qeveri të udhëhequr nga Kurti apo Konjufca.

“Ne kemi qenë konstruktiv për zhbllokimin e situatës politike në vend. Por votë për Qeverinë Kurti/Konjufca nuk kemi,” theksoi Çitaku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.