Vlora Çitaku: Për mua është thënë gjithçka që mund ta imagjinosh, kam qajtë në zyrë

Nënkryetarja e PDK-së, në emisionin “Persona”, flet për sfidat personale, përgojimet dhe presionin publik që ka përjetuar gjatë karrierës politike.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur hapur për jetën e saj personale dhe rrugëtimin politik gjatë intervistës në emisionin “Persona” të Gazetës Politika. Ajo u ndal te sfidat që përballen vajzat dhe gratë në politikë, duke thënë se sot është shumë më vështirë për të fituar vëmendje pa intriga.

banner

“Sot është shumë më vështirë për vajzat e reja, për gratë, por jo vetëm për to – edhe për djemtë e rinj, burrat, për këdo që është racional,” tha Çitaku, duke theksuar se në skenën publike shpesh zëri i njerëzve punëtorë mbetet në hije.

Ajo u shpreh se puna e ndershme dhe përkushtimi nuk mjaftojnë gjithmonë për t’u dëgjuar: “Është vështirë me marrë vëmendje sot kush është punëtor dhe nuk është intrigant.”

Çitaku tregoi se gjatë karrierës së saj ka përjetuar përgojime, shpifje dhe komente denigruese që kanë lënë gjurmë.

“Për mua është thënë gjithçka që mund ta imagjinosh, por edhe gjëra që nuk mund t’i imagjinosh. Përgojime, shpifje, përbuzje. Dhe normalisht lëndohesh,” rrëfeu ajo.

Ajo nuk e mohoi se ka pasur momente kur presioni e ka goditur emocionalisht.

Më ka ndodhë me u mbyll në zyrë dhe me qajtë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.