
Dy persona janë vrarë në një ngjarje të rëndë në Malishevë. Viktimat janë vëllezër, ndërsa i dyshuari për krimin është dhëndrri i tyre, i cili është në arrati.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Malishevën, ku dy persona janë vrarë. Viktimat janë vëllezër, ndërsa i dyshuari për vrasjen është dhëndrri i tyre. Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Është një vrasje e dyfishtë, viktimat janë dy vëllezër. I dyshuari është dhëndrri i tyre, i njohur për Policinë, nga një fshat në Drenas. Aktualisht është në kërkim. Arma e përdorur është gjetur në vendin e ngjarjes. Motivi dyshohet të jetë një fjalosje mes tyre,” ka deklaruar Graishta.
Policia ka rrethuar zonën dhe po vazhdon kërkimet për kapjen e të dyshuarit, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj vrasjeje të dyfishtë.



