Vuçiq: E pashë që Kurti u takua me Plenkoviqin në Mynih, Shqipëria, Kroacia e Kosova kanë arritur të na shqetësojnë

Presidenti serb përmend takimin Kurti–Plenkoviq në Mynih dhe paralajmëron hapa “në përputhje me rrethanat”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Beogradi është i shqetësuar për, siç e quajti ai, aleancën ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

banner

Duke folur për zhvillimet e fundit, Vuçiq përmendi edhe takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur në Mynih me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq. Ai theksoi se takimet mes përfaqësuesve të Zagrebit, Prishtinës dhe Tiranës kanë ngritur shqetësime në Serbi.

“Shoh që Plenkoviq dhe Kurti u takuan këtu, si dhe tre ministrat e mbrojtjes – Vengu, Anušić dhe Macedonci. Zagrebi, Prishtina dhe Tirana kanë arritur të na shqetësojnë. Ne i kuptojmë të gjithë si kërcënimin më serioz për Serbinë dhe do të ndërmarrim hapa në përputhje me rrethanat”, ka deklaruar Vuçiq.

Presidenti serb shtoi se Beogradi do të reagojë në përputhje me situatën, duke e cilësuar zhvillimin si një çështje serioze për sigurinë kombëtare të Serbisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.