
Presidenti serb ka thënë se ndikimi i Ankarasë në Damask është i madh dhe se koha e Bashar al-Asadit përfaqësonte një qëndrim më të pavarur të Sirisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar sot zhvillimet e fundit lidhur me njohjen nga Siria, duke e cilësuar atë si një vendim të pritshëm. Ai ka theksuar se Siria tashmë ndodhet nën ndikimin e madh të Turqisë, prandaj një hap i tillë nuk duhet të shihet si befasi.
“Lajmi i pritur është njohja nga Siria. Ishte e qartë sa shumë kishte rëndësi qëndrimi i pavarur dhe i lirë i Bashar al-Asadit sa kohë që ai ishte në pushtet. Është e qartë se kur dikush vjen në pushtet që është nën ndikimin e madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia, nuk është e pavend të theksohet se kjo ishte e pritshme”, ka thënë Vuçiq sot për gazetarët.
Kreu i shtetit serb gjithashtu ka kujtuar kohën kur Bashar al-Asad ishte në pushtet, duke e përshkruar atë si një udhëheqës që kishte qëndrim të pavarur dhe të lirë në politikën e jashtme të Sirisë.



