
Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur koalicion në qytetin e Vitisë.
VV-ja ka nënshkruar me AAK-në këtë marrëveshje sot dhe njoftimin e ka dhënë kryetari i AAK-së në Viti, Labinot Gjini.
“Ky koalicion është rrjedhojë e natyrshme e situatës dhe e vet pozicionimit tonë karshi të keqes së komunës së Vitisë që me emër thërrasim Sokol Haliti” – ka shkruar Gjini, ndër të tjera.
Në garën e balotazhit, Ademi do të përballet me Sokol Halitin e LDK-së, i cili doli i pari në raundin e parë.



