
Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një komunikatë në Facebook, duke ftuar qytetarët të votojnë në raundin e dytë.
VV-ja ka shkruar se kanë mbetur edhe katër orë.
Tutje, VV-ja u ka sugjeruar qytetarvëve që të ftojnë miqtë dhe mikeshat.
“Sa më shumë që votojnë aq më mirë.
Çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë dhe të ardhmen tonë.
Mos ta lemë vendimin tek të tjerët. Duhet të behëmi pjesë e votimit sot së bashku, vajza e djem, burra e gra” – ka shkruar VV-ja, transmeton Gazeta Politika.



