WFP paralajmëron: Lufta në Iran mund të çojë 45 milionë njerëz në uri ekstreme deri në qershor

Lufta në Iran mund të shtyjë 45 milionë njerëz drejt urisë akute deri në qershor, kështu ka paralajmëruar këtë të martë, më 17 mars, Programi Botëror i Ushqimit (WFP).

Sipas një analize të publikuar sot, dhjetëra miliona njerëz të tjerë do të përballen me uri të rëndë nëse lufta vazhdon deri në verë. Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit, që nisën më 26 shkurt, kanë bllokuar rrugët kryesore të ndihmës humanitare, duke vonuar dërgesat jetike në disa nga krizat më të rënda në botë.

banner

Carl Skau, zëvendësdrejtor ekzekutiv i WFP, tha për gazetarët në Gjenevë se rreth 45 milionë njerëz shtesë pritet të shtyhen drejt urisë akute për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit, naftës dhe transportit, duke e çuar totalin global mbi nivelin rekord aktual prej 319 milionë.

“Kjo do ta çonte nivelin e urisë globale në një rekord historik dhe është një perspektivë e tmerrshme,” tha Skau sipas Reuters. “Edhe para kësaj lufte, ne ishim në një stuhi perfekte ku uria nuk ka qenë kurrë kaq e rëndë, si në numra ashtu edhe në intensitet.”

Skau shtoi se kostot e transportit të WFP-së janë rritur me 18% që nga fillimi i sulmeve të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, dhe disa rrugë janë detyruar të devijohen. Këto kosto shtesë vijnë mbi shkurtimet e thella të buxhetit të WFP-së, pasi donatorët po fokusohen më shumë tek mbrojtja.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.