
Xhavit Haliti: Mosmarrëveshjet u tejkaluan falë angazhimit të Bedri Hamzës dhe mbështetjes së Ali Ahmetit.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka komentuar takimin ndërmjet Bedri Hamzës, Ramiz Lladrovcit dhe Ali Ahmetit, që kishte për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lokale.
Haliti tha se Ramiz Lladrovci ka pohuar se nuk ka asnjë kusht për PDK-në, duke shmangur përplasje potenciale në Drenas dhe Skenderaj.
“Është mirë që janë pajtu. E mora vesh, edhe Ramizi personalisht më tha që s’ka asnjë kërkesë tjetër, asnjë kusht për këtë çështje, është shumë mirë për PDK-në që mos me pasë përplasje në Drenas ose figura qendrore që janë në Drenas dhe Skenderaj në mes veti. Unë e falënderoj Aliun që ka ardhur nga Kërcova për këtë punë dhe angazhimin e Bedriut për t’i pajtuar”, tha Haliti.



