Zana Avdiu kritikon VV-në dhe PDK-në për heshtjen rreth Bordit të Paqes: Nuk i vlerësojnë sukseset e Kosovës

Zana Avdiu, autore e emisionit “Zanat”, që shfaqet në T7, ka reaguar përmes një video rreth heshtjes së VV-së dhe PDK-së në lidhje me nënshkrimin e presidentes Vjosa Osmani për anëtarësim të Kosovës në Bordin e Paqes.

Në një video për Gazetën Politika, Avdiu, që është edhe analiste politike në “Pressing”, ka vlerësuar Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së, për urimin që ia bëri kësaj arritje historike të Kosovës.

banner

Avdiu ka theksuar se VV-së dhe PDK-së nuk iu interesojnë sukseset e Kosovës, por ato personale.

“Shije të hidhur lanë VV dhe PDK-ja. Asnjëra nuk e përshëndetën suksesin e Kosovës, duke e lënë përshtypjen që nuk i vlerësojnë sukseset e Kosovës nëse nuk janë pjesë e tyre. Kanë kaluar 24 orë dhe VV-ja nuk e ka uruar as vendin, as Osmanin per suksesin. Njëjtë edhe PDK-ja. Kjo tregon se këtyre dy partive nuk iu intereson suksesi i Kosovës, por vetëm suksesi personal” – ka theksuar Avdiu, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.