Zana Avdiu: Shqiptarët i shohin seksualisht edhe nënat e shokëve

Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar pas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, ku disa djem ironizojnë për përdorimin e emrit të nënës në dokumente zyrtare, çështje që Avdiu kishte ngritur më parë gjatë një debati televiziv.

Në një video për Gazetën Politika, Avdiu ka theksuar se videoja reflekton një fenomen të përhapur, ku emri i nënës përdoret për ngacmime.

Sipas saj, kjo nuk është thjesht një lojë e pafajshme, por një formë e seksualizimit të figurës së nënës.

Në këtë video shihet qartë një sjellje e përhapur: djemtë dhe burrat, kur e dinë emrin e nënës së një shoku, e përdorin për ta ngacmuar. Përmendja e emrit të nënës në këto raste nuk është e pafajshme – por përfaqëson seksualizim të figurës së nënës”, ka deklaruar Avdiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button