Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 8 dhjetor se Kievi “nuk ka të drejtë morale” që t’i japë territor Moskës, teksa Uashingtoni për kërkon kompromise.

“Sipas ligjit ukrainas, Kushtetutës apo ligjit ndërkombëtar, ne nuk kemi të drejtë ligjore.

banner

Ne nuk kemi të drejtë morale, po ashtu”, tha Zelensky gjatë një takimi online më 8 dhjetor, kur u pyet nëse Kievi po e shqyrton mundësinë që të dorëzojë territor.

“Sigurisht, Rusia insiston që ne të heqim dorë nga territori. Sigurisht që ne nuk duam të dorëzojmë asgjë. Për këtë ne po luftojmë”, shtoi ai.Duke komentuar draft-propozimin për paqe të SHBA-së, Zelensky tha se ai është reduktuar në 20 pika dhe pikat që haptazi ishin antiukrainase janë hequr.

“Ishin 28 pika, tani janë 20. Pikat që haptazi ishin antiukrainase janë hequr. Amerikanët janë, në parim, për gjetje të një kompromisi. Sigurisht, ka çështje të ndërlikuara sa i përket territorit. Deri më tani nuk është gjetur ndonjë kompromis”, tha Zelensky.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.