Zhvillimet në Mitrovicë, Çitaku njofton se PDK-ja mban konferencë në ora 12:00

Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, ka publikuar një njoftim, ku tregohet se PDK-ja është në koordinim me strukturat e saj në Mitrovicë në lidhje me zhvillimet e fundit rreth procesit zgjedhor.

Çitaku ka njoftuar se PDK-ja do të mbajë një konferencë për media në ora 12:00, shkruan Gazeta Politika.

banner

“Jemi duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës nga çdo tentativë për deformim, të evidentuar nga komisionerët tanë në terren.

Sot do të dorëzojmë ankesën zyrtare në PZAP.

Për çdo detaj, do të informoheni në orën 12:00 në konferencën për shtyp që do të mbahet nga deputeti Perparim Gruda” – ka njoftuar Çitaku, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.