Zohran Mamdani emëron ekipin e tranzicionit – të gjitha gra

Kryetari i zgjedhur i Nju Jorkut prezanton ekipin që do ta udhëheqë drejt marrjes së detyrës, duke premtuar një administratë me njerëzi dhe profesionalizëm.

Kryetari i zgjedhur i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka njoftuar formimin e një ekipi tranzicioni të përbërë plotësisht nga gra, që do ta udhëheqë procesin e marrjes së detyrës në Bashki.

banner

Unë dhe ekipi im do të ndërtojmë një Bashki që do të përmbushë premtimet e kësaj fushate,” tha Mamdani në konferencën e parë për shtyp, duke premtuar një administratë me ndjeshmëri njerëzore dhe aftësi.

Në krye të ekipit të tranzicionit do të jetë strategia politike Elana Leopold, ish-anëtare e administratës de Blasio, e cila do të punojë me Grace Bonilla, Melanie Hartzog, Lina Khan dhe Maria Torres-Springer – të gjitha me përvojë në drejtim lokal dhe federal.

34-vjeçari socialist demokrat fitoi zgjedhjet pas një pjesëmarrjeje rekord, duke mposhtur republikanin Curtis Sliwa dhe kandidatin e pavarur Andrew Cuomo. Ai përballet tani me sfidën e krijimit të administratës së re dhe zbatimit të një programi ambicioz, që përfshin kujdes fëmijësh falas, transport publik pa pagesë dhe ristrukturimin e shërbimeve të sigurisë komunitare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.