Zulfaj i reagon Osmanit: Masat nuk janë hequr vetëm sepse ish-presidentja ka folur

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar ish-presidentes Vjosa Osmani rreth heqjes së masave ndaj Kosovës.

Zulfaj ka vlerësuar se masat nuk janë hequr vetëm sepse Osmani ka folur.

banner

Postimi i plotë:

Masat e BE-së nuk janë hequr vetëm sepse ish Presidentja ka folur.

Janë dhjetëra takime mes vendosjes së masave të padrejta dhe heqjes së tyre.

Sikur të ishte çështje fjalësh, shpresoj që ish Presidentja i kishte hequr menjëherë, e jo më shumë se dy vite më pas.

Masat e padrejta të vendosura nga ish-emisari nga dosja e Epstein-it u hoqën kur pati zgjedhje të reja dhe tranzicion paqësor të pushtetit në katër komunat në veri.

E pse pati pjesëmarrje në zgjedhje dhe tranzicion paqësor?

Sepse kur i bojkotuan zgjedhjet, nuk u kthyen më pa zgjedhje të reja. E kur u kthyen jo vetëm që pati tranzicion paqësor, por edhe respekt për flamurin e Republikës së Kosovës, që valëvitet në çdo komunë sot.

Edhe Kryeministri ka folur, por më shumë ka vepruar.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.