🇽🇰 18 Vjet Shtet – Kosova Feston Pavarësinë

Sot shënohen 18 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosova, një nga momentet më historike për popullin shqiptar. Më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin Prishtina, u shpall zyrtarisht pavarësia, duke e bërë Kosovën shtetin më të ri në Evropë në atë kohë.

Shpallja e pavarësisë u bë nga Kuvendi i Kosovës, me në krye udhëheqës të vendit, ndër ta edhe kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi e presidenti Fatmir Sejdiu. Ky akt historik erdhi pas një periudhe të gjatë sakrificash, përpjekjesh politike dhe mbështetjes ndërkombëtare.

banner

Gjatë këtyre 18 viteve, Kosova ka shënuar përparime në ndërtimin e institucioneve demokratike, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik. Pavarësia e saj është njohur nga mbi 100 shtete të botës, duke përfshirë fuqitë kryesore perëndimore.

Në këtë përvjetor, në mbarë vendin organizohen aktivitete festive, homazhe dhe manifestime kulturore për të nderuar sakrificën e brezave që kontribuuan për lirinë dhe shtetësinë.

Nga ora 7 do të bëhet ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës, pas 20 minutave, përkatësisht në orën 7:20 do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në orën 7:30 do të bëhen nderime te Monumenti i të Pagjeturve e pas pesë minutash do të bëhen homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë.

Në orën 8:00 mbahen homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova e pas 10 minutash te te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Nga ora 9 do të ketë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz e në 10:30 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nga ora 11:25 do të bëhen nderime te Monumenti Heroinat, në orën 11:30 mbahet parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Në 17:30 pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe dita do të përmbyllet me koncertin solemn të Filharmonisë së Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.