Trump: Liderët e rinj të Iranit duan të flasin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë për “The Atlantic” ka thënë se udhëheqja e re e Iranit dëshiron të flasë me të dhe se ai ka rënë dakord. 

“Ata duan të flasin, dhe unë jam pajtuar të flas, kështu që do të flas me ta. Ata duhet ta kishin bërë më shpejt. Ata duhet të kishin bërë atë që ishte shumë praktike dhe e lehtë. Ata pritën shumë gjatë”, tha Trump. 

banner

Trump tha se disa nga iranianët e përfshirë në negociatat e mëhershme indirekte që u mbajtën, nuk janë më gjallë. 

“Shumica e atyre njerëzve janë zhdukur. Disa nga njerëzit me të cilin po merreshim janë zhdukur, sepse ishte goditje e madhe”, tha Trump, shkruan KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.