
Albin Kurti, kryetar i VV, ka vizituar Eqrem Kryeziun, ish-kryetar i Prizrenit nga radhët e LDK.
Kurti ka vlerësuar lartë figurën e Kryeziut.
“Eqrem Kryeziu ka qenë përherë në shërbim të Prizrenit. Në kohë të vështira ishte një prej figurave kyçe politike dhe veprimtar i paepur. Kënaqësi të ndajmë disa momente bashkë për të diskutuar çka qenë dhe si është Kosova. Me shëndet ishte i fortë, mendjen e kishte të kthjelltë kurse mendimet lucide si ngahera. E falënderova për kontributin e tij dhe angazhimin ndër vite për Prizrenin dhe Kosovën” – ka shkruar Kurti.



