Mustafa i LDK-së: Procesi deri më tani ishte i rregullt, dilni e votoni

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se sipas informatave që kanë nga terreni procesi zgjedhor ka shkuar mirë deri më tani.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët që ende s’kanë dalë për të votuar, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në kohën që ka mbetur.Mustafa ka falënderuar qytetarët, “qofshin ata banorë të përhershëm të Kosovës apo bashkatdhetarë nga mërgata”, që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

banner

“Në këto pak orë që kanë mbetur, të gjithë qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë të drejtën e votës e për të zgjedhur për katër vjetët e ardhshme për fatin e Kosovës. Nga terreni duket që procesi po ec mirë, është i rregullt në të gjitha komunat e vendvotimet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.