“16 vjet larg Prishtinës, gjithëherë kam menduar si të kthehem” – Aktorja e njohur kthehet nga Parisi për të kandiduar për Asamble

Aktorja e njohur vendos të kandidojë për Asamblenë e Prishtinës me synimin për të kontribuar për qytetin e lindjes

Aktorja e njohur shqiptare Flutura Zeneli ka njoftuar rikthimin e saj në Kosovë pas 16 vitesh qëndrimi jashtë vendit, duke bërë publike edhe hyrjen e saj në politikë. Zeneli do të garojë për Asamblenë Komunale të Prishtinës si kandidate e Partisë GUXO.

Në një deklaratë të gjatë dhe emocionale drejtuar publikut, aktorja ka falënderuar familjarët, miqtë dhe admiruesit që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës së saj artistike.

Me dashurinë dhe respektin që më keni dhënë ndër vite, unë jam rritur edhe si njeri dhe jam bërë kjo që jam sot. Me zemër ju faleminderit,” ka shkruar ajo.

Zeneli ka treguar se dashuria për Prishtinën dhe dëshira për të kontribuar e kanë shtyrë të pranojë propozimin për t’u angazhuar në politikë.

Dashuria për vendin nuk tregohet vetëm duke thënë ‘Prishtinë të dua’, por duke vepruar. Prandaj vendosa të kandidoj për Asamblenë e Prishtinës me dëshirën për të dhënë kontributin tim me ndershmëri dhe dashuri,” ka theksuar ajo.

Aktorja ka theksuar se përvoja e saj jashtë vendit e ka bërë të kuptojë më shumë vlerën e komunitetit dhe rëndësinë e përkushtimit qytetar.

Dua t’i dërgoj një zë të fortë kërkesave të qytetarëve në asamblenë e qytetit tonë. Të punojmë bashkë, pa dallime partiake, për një Prishtinë më të mirë, më të drejtë dhe më të bukur,” ka thënë Zeneli.

Në fund të deklaratës, ajo ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit, duke u kërkuar qytetarëve të shfrytëzojnë votën si mjet ndryshimi.

Më 12 tetor mos përtoni të shkoni në vendvotime, sepse vota e secilit ka peshë dhe zë. Voto numrin 12 dhe listën GUXO 118. I priftë e mbara Kosovës dhe Prishtinës plisbardhë,” ka përfunduar aktorja.

Back to top button