
Faqja në Facebook “Ekrem Rexha – Komandant Drini”, që kultivon dhe afirmon kujtimin për ish-komandantin e njohur luftës në Kosovë, ka publikuar një fotografi ekskluzive.
Në fotografinë e pabulikuar më parë, Ekrem Rexha, i njohur gjerësisht si komandant Drini, shihet teksa bisedon me disa persona, të cilët janë pjesëtarë të misioneve ndërkombëtare, shkruan Gazeta Politika.
Në shpjegimin e ofruar nga faqja theksohet se ish-komandanti Drini, i vrarë pas lufte më 8 maj të vitit 2000, u shpjegonte ndërkombëtarëve traditën dhe kulturën e Kosovës.
“Komandant Drini shihet duke bashkëbiseduar me përfaqësues ndërkombëtarë, në një aktivitet ku prezantohej tradita, kultura dhe trashëgimia jonë kombëtare” – thuhet në postim, transmeton Gazeta Politika.
Gjatë kohës së luftës, Rexha ishte komandant i Zonës Operative të Pashtrikut në UÇK dhe ishte udhëheqës i Betejës së Pashtrikut më 1999, që konsiderohet si një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së.
Rexha u vra pas luftës në afërsi të shtëpisë së tij dhe në rrethana të dyshimta. Sjellim ndër mend që vrasja e ish-komandant Drinit, edhe pas 26 viteve, mbetet e pazbardhur nga drejtësia në Kosovë, shkruan Gazeta Politika.
Pas vrasjes, Rexha është shpallur Hero i Kosovës për kontributin madhor dhe të pakontestueshëm në përpjekejt dhe luftën për liri dhe çlirim të Kosovës.
Postimi i plotë:
FOTO E PABLIKUAR MË PARË
Komandant Drini shihet duke bashkëbiseduar me përfaqësues ndërkombëtarë, në një aktivitet ku prezantohej tradita, kultura dhe trashëgimia jonë kombëtare.
Drini ishte gjithmonë në mesin e popullit, në çdo aktivitet, tubim e organizim. Kudo që kishte njerëz, aty ishte edhe ai, pranë tyre dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me ta.
Mbi 26 vite kanë kaluar, por këto momente mbeten dëshmi e një kohe dhe kujtime që nuk zbehen. Populli nuk i harron njerëzit që kanë lënë gjurmë në kujtesën e tij.
Eh, sa shumë na mungon, Komandant Drini! Disa njerëz largohen nga koha, por kurrë nga kujtesa dhe zemrat e njerëzve.



