Protestohet në shkollën “Pavarësia”, mësimdhënësit ankohen për dhunë psiqike e fizike – kërkojnë mbrojtje

Në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë është protestuar pas përleshjes fizike të hënës, ku u përfshin një nxënës dhe profesor.

Përveç mësimdhënësit, aty ishte prezent edhe Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK).

banner

“Përveç dhunës psikike ndaj punëtorëve të arsimit, mësimdhënësve nga ana e nxënësve e shpeshherë edhe nga ana e prindërve ka raste edhe kur janë sulmuar fizikisht, si ai i djeshit… 

Na vjen shumë keq që ka ndodh. Por, më e keqja më e madhe është se ngjarja nuk është paraqitur në mënyrën e duhur krejtësisht, por është marr një pjesë nga fundi i ngjarjes pothuajse dhe ajo është publikuar…” – tha ai.

Në këtë protestë është kërkuar mbrojtje të mësimdhënësve.


“Kërkojmë masa konkrete, të qarta dhe të zbatueshme për mbrojtjen e mësimdhënësve dhe garantimin e rendit në institucionet arsimore. Mesazhi ynë është i qartë, jemi kundër dhunës, jemi për rend, disiplinë dhe respekt në shkollë”, tha njëri nga kolegët e mësimdhënësit që u ndalua për 48-orë për dhunë ndaj një nxënësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.