Mungesa e urimeve nga Kosova për Edi Ramën: Konjufca pasi pyetet nga mediat: Qe po bëhem i pari që e uroj

Deputeti i Vetëvendosjes tha se urimet nga institucionet e Kosovës do të vijnë, ndonëse deri tani s’ka pasur reagime zyrtare.

Ish-kryetari i Kuvendit dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas krijimit të Qeverisë së re.

banner

Ai tha se po bëhej i pari nga Kosova që e dërgonte një urim të tillë, duke theksuar se deri më tani nuk kishte pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore.

“Urimet për z. Rama me siguri do të vijnë,” deklaroi Konjufca nga një tubim elektoral në Shtime, duke nënvizuar se vonesa e tyre nuk nënkupton mungesë vullneti.

Kosova ende nuk ka dhënë ndonjë urim zyrtar për Edi Ramën dhe kabinetin e tij të ri, ndërsa Konjufca me këtë deklaratë është bërë politikani i parë kosovar që e ka përgëzuar publikisht.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.