Eskalojnë mediat në Serbi: Zohran Mamdani është lobist i “Shqipërisë së Madhe”

Zohran Mamadani, kryetari i zgjedhur i Nju Jorkut, ka disa fotografi e video duke bërë simbolin e shqiponjës.

Siç tregoi Arlind Lela, një shqiptar nga Nju Jorku, gjatë një intervistë për Gazetën Politika, Mamdani “e do popullin shqiptar”.

banner

Fotografia e Mamdanit me Lelën, ku shihen duke bërë simbolin e shqiponjës, tashmë po bën xhiron në mediat e Serbisë.

“Telegrafi”, një gazetë serbe pro regjimit të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, ka eskaluar me pretendime.

Në një artikull, të cilin e ka publikuar Ruben Avxhiu, një shqiptar nga Amerika, Telegrafi serb e ka quajtur Mamdanin si “lobues të Shqipërisë së Madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.