9 granata dore e mbi 500 fishekë, Policia gjen armatim në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksion në Zveçan, ku kanë hasur në armatim në një shtëpi të braktisur.

PK-ja ka treguar edhe armatimet e gjetura në vendin e ngjarjes.

banner

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës gjen prap municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Mitrovicë Veri, 25.01.2026

Më datë 25.01.2026, rreth orës 11:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacionit nga qytetarët se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit, mund të gjendeshin armë dhe municion, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar:

· 9 granata dore

· 538 fishekë

· 3 karikatorë për armë automatike

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.

Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar, në numrin 192.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.