
Një person që dyshohet se ka dhunuar një vajzë në Istog është arrestuar të enjten.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur (Dhunim) ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Siç raportojnë mediat, viktima e dyshuar është 13-vjeçare.
Ndërsa i dyshuari është i moshës 54-vjeçare.
Me vendim të prokurores kujdestare, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave.



