
Lutfi Haziri, deputet i LDK-së, ka folur në lidhje me situatën politike brenda LDK-së.
Në një intervistë për VOX Kosova, Haziri ka vlerësuar se përvec gjashtë deputetëve që kundërshtojnë kandidaturën e Bekim Sejdiut, janë edhe gjashtë të tjerë që kanë heizitime serioze.

“Më e rëndësishme është LDK për mu se një emër i përveçshëm. Pse duhet me dhanë LDK-në për një emër, pse duhet me u bë më i vlefshëm një emër se 10 vetë. Nuk ka këtu gjashtë vetë, janë edhe gjashtë të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12.
Unë jam me LDK-në, çdo emër është më i vlefshëm për mu. Më i vlefshëm është për mu, se Kujtim Shala nuk ka emër tjetër që unë e diskutoj”, tha Haziri.



