Arbërie Nagavci zgjidhet shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së

Lajmin e konfirmon zëdhënësi Arlind Manxhuka; Nagavci paralajmëron angazhime të reja

Arbërie Nagavci është zgjedhur shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

banner

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka. “Po, shefe e grupit është zgjedhur deputetja Arbërie Nagavci”, ka konfirmuar ai për Gazetën Express.

Nagavci, e cila mbeti jashtë kabinetit qeveritar, kishte paralajmëruar një angazhim të ri politik. Mbrëmë, ajo u tha gazetarëve se kishte diskutuar me kryeministrin Albin Kurti që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit për kontributin e saj në pozita të tjera.

“Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit me kryeministrin kemi diskutuar qysh në atë kohë për angazhime të tjera dhe kontributin tim në pozita tjera… Mbi të gjitha do të jem deputete, shpejt i shohim dhe angazhimet tjera”, tha Nagavci.

Me këtë vendim, Nagavci merr drejtimin e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvendin e Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.