
Gjykimi në Hagë ka vazhduar edhe sot.
Pas fjalës përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së, gjyqtari Charles Smith, e ka mbyllur edhe zyrtarisht çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Smith falënderoi të gjithë që morën pjesë dhe që u angazhuan në këtë proces.
“Trupi gjykues dëshiron të falënderoj të gjithë personat që kanë ndihmuar në realizimin e suksesshëm të kësaj çështje gjyqësore. Jemi ndier shumë të ndihmuar nga kontributet tona për të siguruar drejtësinë e procesit. Falënderojmë dhe jemi mirënjohes ndaj stenografit përkthyesve dhe të gjithëve. Në përputhje me rregullin 136, kjo çështje gjyqësore mbyllet këtu.”



